pasion për detaje
Ne kemi një sy të mprehtë për detajet, duke siguruar që çdo thurje, buton dhe shtresë të ekzekutohet me saktësi. Kjo arritje është rezultat i punës së vazhdueshme të ekipit tonë prej 150 punonjësish të përkushtuar, secili me përvojë 15-20 vjeçare.
procesi i prerjes
Procesi i prerjes shërben si hapi i parë drejt krijimit me mjeshtëri të veshjeve.
qepja
Qepja e veshjeve cilësore dhe jetëgjata vjen si rezultat i mjeshtërisë së artizanëve tanë dhe efikasitetit të punës.
MAKINERI SPECIALE
Makineritë e qepjes inovative dhe cilësore ofrojnë efikasitet, saktësi dhe siguri gjatë punës.
dërgesat në kohë
Dërgesat në kohë nuk janë vetëm një praktikë e jona, por janë edhe baza e mbajtjes së një mardhënie të mirë me klientin.
godinË e njË standardi tË lartË ndËrtimi
Neo Couture operon në një sipërfaqe prej 2000 metrash katrorë. Ndërtesa është e fortifikuar me panele mbrojtëse moderne që ofrojnë rezistencë ndaj zjarrit, minimizojnë zhurmat e jashtme dhe janë projektuar për t'i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm. Pjesa e brendshme është e pajisur me sisteme efikase të ajrimit të kondicionuar që mbajnë një temperaturë të rehatshme. Për më tepër, çdo stacion pune është i pajisur me makina qepëse nga marka e njohur Jack Machine, e cila rrit produktivitetin dhe përmirëson procesin e qepjes.
objekti neo couture
the intellect cuts and divides like a pair of scissors. The heart sews things together and unites like a needle.
Në Neo Couture misioni ynë është të jemi inovatorë dhe lider në industrinë e veshjeve, të përkushtuar për të ofruar veshje me cilësi të lartë që plotësojnë pritshmëritë e klientëve. Përkushtimi ynë ndaj përgjegjësisë sociale dhe mjedisore na shtyn të nxisim një ndikim pozitiv në komunitet, duke promovuar praktikat e drejta të punës dhe duke reduktuar mbetjet. Duke inkurajuar marrëdhënie afatgjata me punonjësit, klientët dhe furnitorët, ne ndërtojmë një ambient pune të fortë dhe të qëndrueshëm që i reziston sfidave të industrisë.